Ora News - Pediatria e Lezhës përmirëson kushtet për ndihmën e parë

Ora News - Pediatria e Lezhës përmirëson kushtet për ndihmën e parë

Subscribe në Ora News këtu br Urgjenca Pediatrike në Lezhë ka hapur mjedise të reja për t?u shërbyer një numri në rritje pacientësh të vegjël që i drejtohen çdo ditë spitalit rajonal. Me investimin e vetë spitalit dhe mbështetur nga biznese private, janë shtuar dhomat dhe krevatët si dhe janë përmirësuar kushtet e pritjes. Pediatria e Lezhës ka një fluks prej 12 mijë vizitash në vit, çka ishte i papërballueshëm me kushtet e mëparshme. br Spitali rajonal i Lezhës pajiset me urgjencë të re pediatrike. Investimi i realizuar me buxhetin e spitalit dhe mbështetjen e sektorit privat ka mundësuar thuajse dyfishim të kapacitetit.br Fluksi prej 12 mijë vizitash në një vit ishte i papërballueshëm me kushtet që kishte dhoma, e cila përdorej si urgjencë ndaj edhe ndërhyrja ishte e domosdoshme.br Shefi i pediatrisë, Mark Marku, thotë se kjo i shërben jo vetëm Lezhës, por edhe Mirditës e Kurbinit, të cilët gjatë natës nuk kanë shërbim pediatrik.br Drejtori i spitalit, Pashk Smaçi, premton se shërbimi për qytetarët do të jetë shumë herë më e mirë në mjediset e reja të urgjencës.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 01:31