Ora News - Bashkia e Tiranës cakton tarifat e reja për gjelbërimin e ambientet sportive

Ora News - Bashkia e Tiranës cakton tarifat e reja për gjelbërimin e ambientet sportive

Subscribe në Ora News këtu Këshilli bashkiak i Tiranës do të mblidhet këtë të enjte ku do të vendosë për tarifat e reja për gjelbërimin por dhe të përdorimit të ambienteve sportive.br Sipas projektvendimit administratorët e pallateve do të përjashtohen nga taksa e pastrimit dhe tarifa e përkohshme arsimore.br Teksa kryeqyteti për pagesën e tarifës së gjelbërimit ndahet në tre zona.br Banorët në qendër do të paguajnë 5 mijë lekë në vit, jashtë unazës 2 mijë lekë dhe në ish komunat 1 mijë lekë.br Tarifa keto qe do të vendosen në faturën e ujit të pijshëm.br Po ashtu janë saktësuar dhe çmimet e përdorimit të ambienteve sportive. Për fushat e futbollit paguhet 400 lekë ora, të volejbollit dhe basketbollit 100 lekë në orë për person.br Sa u përket kalçetove tarifa është 150 lekë ora ndërsa ambientet me bar sintetik do të kushtojnë 125 lekë ora. Në projektvendim parashikohet dhe përdorimi i ambienteve shkollore që shkon në 5 mijë lekë ora.br Po ashtu është parashikuar dhe çmimi i biletave, ku për herë të parë propozohet karta e publikut e cila do të kushtojë 3 mijë lekë dhe përfshin 8 bileta për shfaqje teatrore e koncerte si dhe dy ftesa në çift.br Sa u përket biletave do të jenë 500 lekë për shfaqjet teatrore teksa studentët dhe personat mbi 65 vjeç do të paguajnë 300 lekë.br Sa u përket koncerteve vlera e biletës do të jetë 1 mijë lekë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 01:25