Report TV - Debate te Siguria, Noka: Drejtues policie të përfshirë në trafik droge

Report TV - Debate te Siguria, Noka: Drejtues policie të përfshirë në trafik droge

Komisioni i Sigurisë Kombëtare po debaton për dhunën në familje dhe grupet kriminale, nisur nga rastet e fundit.br br Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato po raporton në komision.br br Deputeti i PD, Flamur Noka ka lëshuar akuza të forta në drejtim të policisë së shtetit, ndërsa sipas tij, Shqipëria është vend transit për drogën.br br ?Një Shqipëri që është vend transit i drogave të forta, nuk mund të ketë polici të besueshme.br br Drejtues të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e kanabisit. Ndërsa drejtues policie janë të larguar me kërkesë të ambasadës amerikane.br br Nëse do vazhdoni ta mbani policinë në lidhje me krimin, do ta degradoni dhe kalbeni. Në 4 vitet që shkuan nuk u fol gjë tjetër vetëm për drogën.br br Ato që thashë nuk bazohen në hamendje. Deklaratat e prokurorisë dhe informacionet e shërbimit sekret flasin për përfshirjen e zyrtarëve të policisë së shtetit janë të lidhur me drogën.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 09:56