Ora News – Rrogat për vettingun sjellin përplasjen e parë Rama-Tahiri, debate në PS

Ora News – Rrogat për vettingun sjellin përplasjen e parë Rama-Tahiri, debate në PS

Subscribe në Ora News këtu br Kërkesën e anëtarëve të Komisioneve të vettingut për një rrogë më të lartë, kryeministri Edi Rama e quajti ekzagjerim. Në mbledhjen e grupit, kreu i Partisë Socialiste tha se anëtarët e vettingut kanë një pagë që është e kënaqshme.br Rama: Pagat për këtë institucion janë ekstra, e rëndësishme është që të fitohet efiçensa maksimale jo të ekzagjerohet me masa që sjellin efekte krejtësisht të kundërta.br Ky vendim u shoqërua me debate në mbledhje. Saimir Tahiri ashtu si në Komisionin e Ligjeve ku nuk votoi përbërjen e dy Komisioneve të vettingut, tha se nëse duhen më shumë para për ta do të duhet të jepen pasi drejtësia ka më shumë rëndësi se paratë.br Tahiri: Dy nga komisionet thanë aty se ne nuk bëjmë dot detyrën me këtë buxhet. Unë sigurisht e di që propozimi i tyre duhej futur në një kornizë ligjore.Por kur këto institucione thonë që sot nuk bëjmë dot detyrën po nesër çfarë do të na thonë?br Me Tahirin replikoi Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se financiarisht është bërë maskimumi për të garantuar funksionalitetin e këtyre institucioneve.br Ndërsa kryetari i Komisioneve të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se kërkesa për rritje të organikës ka të bëjë për shërbimet mbështetëse që nuk kanë lidhje me thelbin e punës së vettingut.br Ahmetaj: E ftoj Saimirin të ulet me mua që të shohim detajet që edhe ai të dalë i qetë që ne i kemi dhënë mbështetjen maksimale strukturës nga ana financiare.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 03:11