"Dita pa makina", por jo per zyrtaret

"Dita pa makina", por jo per zyrtaret

Pak ditë më parë në Tiranë u organizua "Dita pa makina" me iniciativë të bashkisë së kryeqytetit. Por nga intervistat e Renaldos për emisionin "STOP", rezultoi se pa makina mbetën vetëm ata që nuk e kanë një të tillë.br br Bashkia e Tiranës riktheu më datë 22 Shtator "Ditën pa makina", duke ndaluar qarkullimin e automjeteve në disa segmente rrugore të Tiranës. Një mënyrë kjo për të vënë rrugët në shërbim të qytetarëve dhe për të promovuar aktivitete mjedisore dhe kulturore. Por Reinaldo nuk u bind me faktin se kryeqyteti do të ishte pa makina, ndaj doli në terren për të pyetur qytetarët.br br Qytetari 1 - Dita pa makina është për qytetarët, ata janë mësuar me makinë.br br Qytetari 2 - Ligjet duhet t'i zbatojnë shtresat e varfra, jo pushtetarët. Ata janë ... Zoti para dhe ata të dytët. br br Reinaldo iu drejtua Kuvendit, ku gjeti parkingun plot me makina.br br "Ore këta thonë: 'Bëni si themi ne e mos bëni si bëjmë ne?' Edhe unë s'e kuptoj", shprehet ai i habitur.br br Një prej kalimtarëve tha se kjo ditë është në funksion të qytetarëve, pasi makinat janë pengesë për ta dhe ndotin ambientin.br br Qytetari 3 - Ato të qeverisë me makinë e kanë punën urgjente, ndryshon puna e atyre me ne, që jemi qytetarë. Ne qytetarët me biçikletë të gjithë. Unë me makinë shkoj kur kam punë, ndonjë pritje presidenciale a ndonjë gjë, jo për "llogje Kavaje".br br Reinaldo ngre pyetjen se sa qëndron "dita pa makina" midis qytetarëve dhe byrosë politike.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 02:46