Report TV - Pas Elbasanit, të shtëna me armë dhe në Tiranë, panik te qytetarët

Report TV - Pas Elbasanit, të shtëna me armë dhe në Tiranë, panik te qytetarët

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë pak minuta pas plagosjes në ambientet e një pike bastesh në Elbasan. br br Policia bën të ditur se rreth orës 22:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri pranë rrugës ?Bardhyl?.br br Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në rrugën "Bardhyl", ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.br br Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja, ndërkohë që mësohet se nuk ka persona të lënduar.br br Dyshohet se të shënat kanë ardhur nga një grup të rinjsh banorë të kryeqytetit. br br Blutë kanë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 00:35