Report TV - Djali: Më vrau nënën, po të ishte ligji babai të dënohej me vdekje

Report TV - Djali: Më vrau nënën, po të ishte ligji babai të dënohej me vdekje

Pas vrasjes së nënës nga babai tre ditë më parë, djali i çiftit Mekolli nga Pogradeci me inicialet E.M. 16-vjeç në një intervistë për REPORT TV nga Italia shprehet i ati i tij, Bashkim Mekolli meritonte dënimin me vdekje nëse ligji do të ekzistonte.br br ?Nuk do i them më baba. Pavarësisht se ligji me vdekje nuk ekziston, do thosha të dënohet me burgim përjetshëm? u shpreh ai.br br 16-vjeçari thotë se babai konsumonte alkool, ndërsa përveç nënës që e vrau me sqepar dhe thikë ka dhunuar edhe atë kur ishte në Shqipëri.br br Djali tregon edhe herën e fundit kur i dëgjoi zërin nënës, para se Bashkim Mekolli ta vriste barbarisht.br br Bashkim Mekolli pranoi krimin, shkak xhelozia, mbetet në burgbr Arrest me burg është masa e sigurisë që Gjykata ka dhënë për Bashkim Mekollin i cili vrau gruan e tij para dy ditësh.br br Ndonëse para grupit hetimor Mekolli ka pranuar vrasjen e gruas Demirke Mekolli 49-vjeçe, duke u shprehur se gruan e ka vrarë me sqepar dhe thikë pas sherrit për arsye xhelozie, pasi dyshonte se e tradhtonte, sot ai ka refuzuar të flasë për arsyet që e shtynë drejt krimit.br br Ngjarja ndodhi ditën e diel ku Bashkim Mekolli vrau me sqeparë e me thikë bashkëshorten e tij 49-vjeçaren Demirke Mekolli.br br Çifti, prindër të një djali 16-vjeçar janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas 49-vjeçari Mekolli e ka goditur bashkëshorten. Sipas dëshmisë së babait të autorit, Bashkim Mekolli vuan nga depresioni dhe kishte dy vite që merrte mjekim.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:39