Report TV - Tërhiqet TVSH, Rama: Ligji e imponon, sinjalin ta japë falas

Report TV - Tërhiqet TVSH, Rama: Ligji e imponon, sinjalin ta japë falas

TIRANE-Televizioni Publik Shqiptar është tërhequr nga vendimi skandaloz për dhënien e sinjalit nga Kuvendi me pagesë për televizionet e tjera.br br Televizioni Publik Shqiptar bllokoi sinjalin në nisje të seancës për punimet e Kuvendit duke e monopolizuar, por reagimi i të gjitha televizioneve dhe opozitës bëri që TVSH të tërhiqet nga vendimi, që cenon të drejtën e publikut për informim.br br PD dhe LSI akuzuan kryeministrin Rama për vendimin e TVSH duke e cilësuar si një atentat, ndërsa deklaruan se qeveria po rikthen vitin 1997. br br Më pas fjalën në Kuvend e mori kryeministri Rama duke deklaruar se ligji e detyron TVSH që të japë sinjal falas për mediat e tjera. br br Rama: Ligji e imponon, TVSH ta japë falas sinjalinbr Kryeministri Edi Rama u shpreh se TVSH nuk mund të imponojë logon për TV e tjera, pasi nuk ka ekskuluzivitet për transmetimin e seancës, prandaj duhet ta japë falas.br br ?TVSH nuk ka ekskuzlivitet mbi hapësirën e jetës parlamente. Kuvendi duhet të ketë TV e vetë, shërbimin e vet.br br Për të gjithë të interesuarit që ta marrin këtë shërbim. Si në cdo vend normal dhe shtet demokratik, që ky shërbim jepet nga ekrani i Kuvendit është koha që të bëhet edhe në Shqipëri.br br Si në cdo vend nuk është nevoja për gjithë këto kamera në Kuvend, këtu mjafton një regji TV e Kuvendit dhe kjo regji u jep akses të gjithë atyre që kanë dëshirë ta transmetojë të plotë të pjesshëm cdo veprimtari të Kuvendi.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 03:00