Ora News - Kushtet e mjerueshme ku mësojnë fëmijët e shkollës Kastriot, Dibër

Ora News - Kushtet e mjerueshme ku mësojnë fëmijët e shkollës Kastriot, Dibër

Subscribe në Ora News këtu Shkolla ?9-vjecare? ne Kastriot të Dibrës zhvillon mësimin në kushte të mjerueshme, ndërsa 270 nxënësit e saj ulen në klasa ku mungojnë xhamt në dritare, dyert apo edhe energjia elektrike.br Drejtoresha e kësaj shkolle Alketa Qanaku, në mbledhjen e keshillit bashkiak të Dibrës ngriti e revoltuar mungesën e kushteve elementare në institucionin e saj arsimor, në një kohë që bashkia diskuton lyerjen e shkollave.br Alketa Qanaku: Shkolla ime nuk ka sanitare, roje nuk ka. Është në ditë të zezë.br Kamera e Ora News verifikoi gjendjen e shkolles që u bë objekt debati në këshillin bashkiak, dhe pamjet flasin vetë. Edhe nxënësit thonë se nuk mund të mësojnë në kushte të tilla.br Nxënësit: Kushtet janë shumë të vështira. Dyshemeja është e prishur. Tualetet nuk funksionojnë, dritaret janë të prishura, dollapet.br Problem madhor për këtë shkollë janë tualetet të cilat janë jo funksionale, ndërsa mungon uji.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:06