Report TV - Shembja e banesave në Himarë Gjiknuri: Do kompensohen

Report TV - Shembja e banesave në Himarë Gjiknuri: Do kompensohen

Qeveria nuk do tërhiqet nga plani vendor për ndërtimin e shëtitores së Himarës, projekt i cili prek disa banesa të vjetra. Ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro kanë zhvilluar këtë të premte një takim me një përfaqësi të banorëve himariotë në Vlorë. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa kanë marrë pjesë edhe krerët e Omonias, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri. br br Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se banorët të cilët preken nga ky projekt do kompensohen me vlerën e tregut. "Do bëhen kompensime dhe dëmshpërblimet për çdo banesë e cila preket nga zbatimi i këtij projekti. Banorët do kompensohen me vlerën e tregut", ka deklaruar Gjiknuri në këtë takim. Palët kanë rënë dakord për të zhvilluar edhe një takim tjetër të premten e ardhshme për gjetjen e një rrugëzgjidhje lidhur me këtë çështje.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 04:25

Your Page Title