Ora News – Lezhë, mungon vendparkimi për autobuzët turistikë

Ora News – Lezhë, mungon vendparkimi për autobuzët turistikë

Subscribe në Ora News këtu br Mungesa e një vendi të pëcaktuar për parkimin e autobuzëve turistikë bën që vizitorët të mos qëndrojnë fare në Lezhë, por të vazhdojnë rrugën. Problemi pranohet edhe nga bashkia e qytetit që po sheh mundësinë e dhënies me koncesion të sheshit pranë vendvarrimit të Skënderbeut ku aktualisht lejohet të parkojë çdo lloj automjeti duke shkaktuar kaos.br Lezha është një qytet që e ka në fokus turizmin, jo vetëm gjatë sezonit, por infrastruktura në shërbim të këtij sektori ka mjaft probleme. Në qytet mungon vendparkimi për autobuzët turistikë, një pjesë e të cilëve për këtë arsye as nuk ndalojnë në Lezhë, duke vazhduar rrugën drejt destinacioneve të tjera. Sheshi pranë vendvarrimit të Skënderbeut i cili ishte projektuar edhe si vendparkim për turistet e ka humbur funksionin, pasi bashkia e ka kthyer në parking publik, duke lejuar çdo lloj automjeti. Siç shihet dhe nga pamjet kjo ka sjellë një situate kaotike në këtë zonë, kryesisht gjatë oreve të paradites. Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi thotë se po shihet mundesia që sheshi të jepet me koncension, ku do të përcaktohet dhe vendparkimi i autobuzave turistik.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:13

Your Page Title