Report TV - Tropojë, pritë nga maskat me kallashnikov, plagosen dy të rinjtë

Report TV - Tropojë, pritë nga maskat me kallashnikov, plagosen dy të rinjtë

TROPOJE- Dy persona janë plagosur tek ?Shkëmbi i Rajës?. Nga të dhënat e para raportohet se dy të rinjtë që u plagosën po udhëtonin me kamionçinë nga Dushaj në Lekbibaj.br br Të plagosuti janë Fatjon Markaj 26 vjeç dhe Ermal Rosaj po 26 vjeç, atyre u është bërë pritë nga dy persona me maska që kanë qëlluar me armë në ajër dhe më pas i kanë zbritur nga kamionçina dy të rinjtë, të cilët i kanë goditur me sende të forta dhe me tytën e armës. br br Autorët i kanë vënë zjarrin kamionçinës dhe janë larguar duke i lënë dy të plagosurit në vendngjarje.br br Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka nisur kërkimet për autorët e ngjarjes.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:06