Ora News – Gjermania bashkon politikën, Meta dhe Ruçi trokasin gotat

Ora News – Gjermania bashkon politikën, Meta dhe Ruçi trokasin gotat

Subscribe në Ora News këtu br Ambasada gjermane në Shqipëria ka përkujtuar 27 vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë. Eventi bëri bashkë krerët e politikës shqiptare, Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Luzlim Basha, të cilët nuk ngurruan të shtrëngojnë duart, apo të shkëmbejnë biseda të shkurtra.br 27 vjetori i ribashkimit të Gjermanisë ka bërë bashkë krerët e politikës shqiptare. Aktivitetin, Presidenti Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e shfrytëzuan për të shtrënguar dhe shkëmbyer një bisedë disa minutshe.br Një trokitje gotash pati mes Kreut të Shtetit dhe Kryetarit të Kuvendit Gramoz Rucit.br 3 tetori përkon edhe me rivendsojen e marrëdhenieve diplomatike Gjermani-Shqipëri. Ambasadorja Susane Schutz tha se Shqipëria ka arritur progres, përmbushja e prioriteteve shtoi ajo është me rëndësi për celjen e negociatave.br Susane Schutz: Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreson që një progres i dukshëm referuar prioriteteve kyce të BE në javën dhe muajt në vijim të krijojë premisat për celjen së afërmi të bisedimeve të anëtarësimit.br Sa i përket reformës në drejtësi, Ambasadorja tha se Shqipëria është në rrugën e duhur.br Susane Schutz: Prej sipërmarrjeve gjermane dëgjoj herë pas here të më dhonë se për të nisur një investim janë me rëndësi vendimtare kushtet e përgjithshme, siguria ligjore dhe besueshmëria ligjore. Në këtë kontekst gëzohem që me zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesit në nisje të vettingut, Shqipëria ka lëvizur në drejtimin e duhur.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:59