Ora News - Qytetarët çlirohen nga detyrimi për t'u pajisur më çertifikata

Ora News - Qytetarët çlirohen nga detyrimi për t'u pajisur më çertifikata

Subscribe në Ora News këtu Ashtu siç kishte premtuar, qeveria Rama çliron qytetarët nga detyrimi për të tërhequr apo paraqitur në institucione çertifikata. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministrja Senida Mesi, e cila tha se përmes portalit E-Albania do të ofrohen disa shërbime shtesë për qytetarët .br Qytetarët shqiptarë çlirohen nga detyrimi për të tërhequr apo paraqitur certifikata në institucione të ndryshme.br Në një deklaratë për mediat, Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, bëri thirrje që të refuzohet çdo kërkesë për marrjen e këtij dokumenti. Numri dy i qeverisë bëri të ditur, pas mbledhjes së qeverisë se poratli E-Albania ofron për qytetarët disa shërbime të reja më të shpejta dhe eficente.br Mesi: Ne jemi maksimalisht të angazhuar për të vijuar me tej shtimin e listës së shërbimeve të ofruara online dhe përmirësimin e procedurave të tilla. Në të njëjtën kohë kërkojmë dhe falje dhe mirëkuptimin e qytetarëve për ndonjë problematikë teknike që mund të haset gjatë kësaj faze. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara drejt zotimit të qeverisë së shqipërisë së ndërtimit të marrëdhënies së qytetarit me shtetin, gjithmonë në favor të qytetarit.br Kryeministri Edi Rama është zotuar se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të ketë lehtësim drastic të burokracive në zyrat e shtetit për qytetarët si dhe për biznesin.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:04