Report TV - Koreografi Preljocaj pritet me entuziazëm në Tiranë

Report TV - Koreografi Preljocaj pritet me entuziazëm në Tiranë

Spektakli koreografik ?Trade de Union@creation 2007? me dy pjesë baleti premierë i Angjelin Preljocaj në Tiranë është pritur me entuziazëm nga publiku.br br Dy balerinët e trupës së tij Glenn Gloud dhe Redi Shtylla kanë interpretuar një pjesë poetike dhe pasionante, një duo mashkullore rreth një kolltuku, që flet me gjuhën e trupit dhe krijon një tension të lartë fiziko-emocional, duke kaluar nga joshja tek çmenduria e dëshpëruar. br br Me këtë pjesë atletike balerinët kanë surprizuar duke përcjelle gjuhën e korografit Preljocaj me një dramaturgji të lartë, me levizjet kompakte në skenë dhe drithëruese. br br Më pas u shfaq pjesa për 6 kërcimtarë, që sipas Preljocaj mund të kuptohet si një stil jete. br br Ky balet kurorëzoi në Tiranë shfaqjen e parë botërore në kuadër të një turneu që Angjelin Preljocaj do të vijojë të shfaq në turneun në vendet e Ballkanit. br br Balerinët e trupës së Preljocaj duket sikur shkruajnë në skenë me gjuhë koregrafike dhe efektet e dritave. Nuk mungojnë dhe detajet piktorike mbresëlënëse.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:06

Your Page Title