Operacioni - Vrasja në Mal të Jushit, arrestohen pas një viti dy bashkëpunëtorët e vrasësit

Operacioni - Vrasja në Mal të Jushit, arrestohen pas një viti dy bashkëpunëtorët e vrasësit

Subscribe në Ora News këtu br Arrestohen dy vëllezër nga Lezha të shpallur në kërkim për vrasjen e një shtetasi një vit më parë në Malin e Jushit.br Kapja e tyre u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar ? One Year ? nga strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë.br Në pranga kanë rënë Lin Mujeci 38 vjeç dhe Kreshnik Mujeci 30 vjeç , të dy banues në Torovicë të Lezhës.br Dy vëllezërit dyshohen si autorë të vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër .br Ata dyshohet se kanë ndihmuar autorin e vrasjes të arrestuar tashmë nga policia, në organizimin e pritës për 47 vjeçarin.br Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale ? Vrasje me paramendim ? kryer në bashkëpunim ? Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ?.br Për kryerje të veprimeve të mëtejshme proçeduriale , këta shtetas iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.Për vrasjen e Mhillaj ndodhet në burg Jozef Mujeci.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:10