Report TV - Nesër Asambleja e PS,Report Tv zbardh emrat e zv/ministrave

Report TV - Nesër Asambleja e PS,Report Tv zbardh emrat e zv/ministrave

Kryeministri Edi Rama do prezantojë nesër në Asamblenë e PS emrat e zvministrave të rinj. Report Tv ka zbardhur emrat e zvministrave të cilët do jenë pjesë të kabinetit qeveritar. Kështu, zvministre e Jashtme pritet të propozohet Artemis Dralo, përfaqësuese e minoritetit grek, zvministre e Brendshme Rovena Voda, zvministra të Financave dhe Ekonomisë, Luneta Sufati (ish-drejtoreshë e Lojërave të Fatit) dhe Etien Xhafaj (ish-shef kabineti i Arben Ahmetaj si ministër i Ekonomisë) dhe zvministre e Bujqësisë, Besa Spaho. br br Mësohet gjithashtu se Ministria e Brendshme do ketë katër zvministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Saimir Tahirit. br br Shtimi i një portofoli zvministror është bërë për shkak se kësaj ministrie i është shtuar si përgjegjësi edhe Pushteti Vendor pas shkrirjes së Ministrisë me të njëjtin emër. Në këtë dikaster e konfirmuar është vetëm Voda, e cila më parë ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:27

Your Page Title