Vranë nje vit me pare, pranga 2 vellezerve

Vranë nje vit me pare, pranga 2 vellezerve

Policia e Lezhës dhe e Shkodrës, të mbështetur edhe nga njësi të FNSH-së, ndërhynë në banesat e dy vëllezërve Lin e Kreshnik Mujeci, përkatësisht 38 e 30 vjeç, në Torovicë të Lezhës.br br Ata akuzohen së në bashkëpunim me vëllnë e tyre të tretë Jozef Mujeci, vranë me 6 tetor të vitit të kaluar, Gegë Mëhillin që shihni në këtë foto i njohur edhe si Gent Mëhilli, apo Gent Pjetri. Arrestimi i dy vëllezërve vjen fiks një vit pas vrasjes duke i dhënë operacionit emrin e koduar ?One Year?.br br Dy vëllezërit Mujeci u morën shtrati thuajse të zhveshur siç shihet në këto pamje dhe më pas u dërguan në Shkodër.br br Një ditë pas vrasjes ishte arrestuar vëllai i tyre Jozef Mujeci, 21 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër- Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit.br br Sipas policisë ai së bashku me vëllezërit e tij, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mëhilli transportonte miell. Kur ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej përmes fushave, vëllezërit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për ngjarjen, ishte bërë një konflikt mes viktimës dhe vëllezërve një ditë më parë.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:19

Your Page Title