Zv/ministrat e qeverise “Rama 2” - News, Lajme - Vizion Plus

Zv/ministrat e qeverise “Rama 2” - News, Lajme - Vizion Plus

Për 100 ditët e para të mandatit të dytë qeveritar, ministrat kanë prezantuar objektivat kryesorë. Rritja ekonomike, në mënyrë që të bëhet e prekshme nga qytetarët do të jetë një ndër prioritetet. Por për të mundësuar këtë, për ministrin Arben Ahmetaj, duhet formalizim i të gjitha bizneseve.br br Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës bëri publike prioritetet në investime në rrjetin infrastrukturor për 100 ditët e para.br br br Përfshirja e emigrantëve në zgjedhjet politike të 4 viteve të ardhshme, është objektiv i qeverisë ?Rama 2?. Ditmir Bushati tha se do të hartohet Regjistri i Diasporës.br br Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, u shpall edhe lista e zëvendësministrave të secilit dikaster. Kryeministri Edi Rama, theksoi se procesi i përzgjedhjes ka qenë kompleks pasi është marrë në konsideratë fakti që në secilën ministri të vendosen njerëzit më të përgatitur. Në hartimin e listës përfundimtare është marrë në konsideratë edhe reduktimi i numrit të ministrive. E për këtë fakt, në disa ministri numri i zvministrave është 4 e në të tjera më pak, si për shembull Ministria e Mbrojtjes apo e Kulturës që kanë 1 Zvministër.br br Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, drejtuesi i saj, Gramoz Ruçi dha dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm, pasi siç tha me detyrën si kryetar Kuvendit nuk mund të përqendrohet tek aktiviteti partiak.br br Postin e Ruçit Asambleja socialiste vendosi ia besojë kreun të grupit parlamentar Taulant Balla. Ndërkohë që pati edhe kooptime në këtë organ politik, ku ra në sy përfshirja e Spartak Brahos, një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Ilir Metës, në kohën kur ky i fundit drejtonte LSI.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 02:59