Report TV - Shikoni si është bërë makina e goditur nga shkëmbi

Report TV - Shikoni si është bërë makina e goditur nga shkëmbi

Këto janë pamjet e rënda të shkaktuara nga rënia e shkëmbit nga kodra e Torovicës në Lezhës, ku për pasojë shkaktoi tragjedinë me tre të vdekur, anëtarë të të njëjtës familje nga fshati Balldre. Edmond Zefi 31-vjeç, vëllai i tij Valentin Zefi dhe bashkëshortja e tij shtatzënë Alda Gjergji, 21-vjeçe, kanë humbur jetën tragjikisht nga zënia poshtë e automjetit "Land Rover" nga shkëmbi.br br Siç duket nga pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com, automjeti fuoristradë tip "Land Rover" është shkatërruar totalisht nga goditja e shkëmbit. Pasi ka goditur automjetin, guri ka vazhduar rrugën edhe disa metra më tej, duke përfunduar në një tokë bujqësore.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 04:56

Your Page Title