Report TV - Rama prezanton zv/ministrat risia, 4 vijnë nga Kosova(Emrat)

Report TV - Rama prezanton zv/ministrat risia, 4 vijnë nga Kosova(Emrat)

TIRANE - Kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e 33 zvministrave të rinj, katër prej të cilëve vijnë nga Kosova. Përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS, kreu i qeverisë lexoi emrat e të gjithë zvministrave. Nga kjo listë bie në sy se gjashtë nga 11 ministri ministri do kenë nga katër zvministra. Kështu, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Brendshme, ajo e Energjetikës, Ministria e Arsimit, Shëndetësisë dhe Arsimit do ketë nga katër zvministra për shkak të zgjerimit të strukturës së këtyre ministrive pasi janë bashkuar nga dy ministri me njëra-tjetrën.br br Një prej emrave të njohur në radhët e zvministrave është edhe arkitekti Artan Shkreli i cili emërohet te Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës si zëvendës e Damian Gjiknurit. Shkreli ka qenë më parë këshilltar i kryeministri Edi Rama për territorin. Ndërkohë, nga zvministrat e vjetër, Rama ka mbajtur në detyrë vetëm Petro Koçin te Ministria e Mbrojtjes i cili do të jetë i vetëm si zëvendës i Olta Xhaçkës. br br Katër zvministra nga Kosovabr Risi e listës së Ramës për zvministra ishin katër emrat që vijnë nga Kosova. Valbona Shujaku emërohet zvministre e Kulturës, Hajrulla Çeko nga Prizreni emërohet zvministër i Turizmit dhe Mjedisit, Besa Shahini, zvministre e Arsimit, si dhe Ilirjana Bajraktari zvministre e Shëndetësisë. Emërimi i katër zvministrave nga Kosova është një nga risitë e Ramës në kabinetin qeveritar, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar përpara zyrtarizimit të qeverisë për një dy ose dy figura nga përtej kufirit si ministra në kabinetin "Rama 2".


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:57

Your Page Title