Të hënën në "Loro Boriçi" - Nën masa të rrepta ndeshja Shqipëri-Itali, porosi me rëndësi për tifozët

Të hënën në "Loro Boriçi" - Nën masa të rrepta ndeshja Shqipëri-Itali, porosi me rëndësi për tifozët

Subscribe në Ora News këtu br Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Itali e vlefshme për Botërorin 2018, që do të mbahet të hënën në orën 20:45 në stadiumin ?Loro Boriçi? në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e aktivitetit sportive.br Hartimi i planit të masave është bërë duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ndeshje ndërkombëtare si dhe interesimin e shumtë të tifozërisë vendase, kosovare e asaj italiane, për të qenë të pranishëm në stadium.br Masat synojnë garantimin e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e autorëve të veprave të ndryshme penale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kontrollin fizik të të gjithë personave që janë pajisur me biletë para hyrjes në stadium për moslejimin e futjes në stadium të sendeve dhe materialeve të ndryshme të paligjshme.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 02:16