Kreu i ARRSH: Kush i rivendos tabelat në rrugë do ndiqet penalisht

Kreu i ARRSH: Kush i rivendos tabelat në rrugë do ndiqet penalisht

Subscribe në Ora News këtu br Çdo qytetar apo subjekt biznesi që shkel Kodin Rrugor duke vendosur tabela apo objekte që cënojnë sigurinë rrugore do të ndiqet penalisht. Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishte në segmentin Shkozet-Plepa ku ndoqi nga afër punën që po bëhet nga ARRSH dhe IKMT për pastrimin e nyjeve dhe akseve rrugore kombëtare. br ?Po vazhdojmë aksionin për pastrimin e rrugëve kombëtare nga të gjitha tabelat, reklamat, mjetet informuese, kioskat dhe çka është shpallur që në fillim me planin e punës. Po mbarojmë aksin Tiranë-Durrës dhe Shkozet-Plepa. Dua tu bëj një thirrje të gjithë qytetarëve dhe gjitha bizneseve që të mos vendosin sërish këto që ne po i heqim ose të tjera. Nuk do të veprohet vetëm me heqje por do të ndiqen penalisht nëpërmjet denoncimit që do të bëjnë kompanitë e mirëmbajtjes që operojnë në të gjitha akset kombëtare?, paralajmëroi Qendro.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:10

Your Page Title