Report TV - Arrestimi i Zaimajt, Myftiu Duka: E kam njohur kur ka qenë student

Report TV - Arrestimi i Zaimajt, Myftiu Duka: E kam njohur kur ka qenë student

Në një prononcim për Report Tv Myftiu i Elbasanit, Agim Duka është shprehur se e njeh Klodjan Zaimajn që para dhjetë vitesh por nuk ka më kontakt me të.br br I pyetur nga Report Tv nëse ka kontakte ose e njeh Klodjan Zaimajn, Duka është shprehur se e njeh si besimtar në xhaminë e Cërrikut dhe se prej 10 vitesh nuk ka më kontakt me të.br br ?Kam patur kontakt me të kur ka qenë student dhe nuk di të ketë patur prirje radikale. Familjen e tij nuk e njoh?, u shpreh myftiu Duka.br br ?Është rast shqetësues, por nga bashkëpunimi që kemi patur me autoritete shqiptare dhe organizatat e tjera kemi ulur ndikimin e këtyre rrymave ekstremiste. Është bërë një punë për tu lavdëruar në lidhje me amortizimin e radikalizmit?, vijon Duka.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 00:55

Your Page Title