Pranga hajdutëve të celularëve - News, Lajme - Vizion Plus

Pranga hajdutëve të celularëve - News, Lajme - Vizion Plus

Një grup të rinjsh ranë në prangat e policisë së Tiranës për një sërë vjedhjesh të kryera në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.br br Sipas burimeve te policisë, ata vepronin në orët e vona të mbrëmjes, duke vjedhur me dhunë dhe largoheshin me shpejtësi në errësirë, ndërsa grupi hetimor ka zbardhur 4 raste pas denoncimeve te bëra nga te dëmtuarit.br br br Të ndaluarit janë të moshave 15, 16, 17 dhe 18 vjeç. Policia sqaron se ata i kryenin vjedhjet duke terrorizuar banorët kryesisht vajzat, me kaçavida.br br Pas çdo vjedhjeje mblidheshin në një zonë pranë liqenit dhe ndanin fitimet. Pas ndërhyrjes te arrestuarve iu sekuestruan 3 telefona celularë, 15 gramë lëndë narkotike dhe një krehër pistolete pa fishekë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 00:48