Report TV - Lulzim Basha: T’u presim rrugën komunistëve nga drejtimi i vendit

Report TV - Lulzim Basha: T’u presim rrugën komunistëve nga drejtimi i vendit

Në seancën përkujtimore në Kuvend për deputetët e ekzekutuar nga komunizmi ka folur edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se ndihet fajtor që nuk janë dënuar krimet e komunizmit.br br ?Të nderuar familjarë të deputetëve të martirizuar. 70 vite më parë regjimi komunist i Hoxhës pushkatoi grupin e deputetëve të fundit opozitar në sallë. I vrau se mendonin ndryshe, sepse nuk u pajtuan me komunizmin me vdekjen e pluralizmit. Kësaj shoqërie i mbahet e fshehur një vërtetë e madhe.br br Komunizmi u instalua me dhunë dhe me gjak. Sot ndihem fajtor, si deputet, politikan dhe kryetar i PD, që nuk kemi dënuar krimet e komunizmit, për të penguar eksponentët e komunizmit që të mos jenë në jetën politike.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:46

Your Page Title