Nis procedimi per ish-deputetin Eduart Ndocaj

Nis procedimi per ish-deputetin Eduart Ndocaj

Policia e Durrësit ka ndaluar një ditë më parë ish-deputetin e qarkut të Lezhës, Eduart Ndocaj me akuzën e mashtrimit të një biznesmeni italian.br br Ndocaj ishte paditur në polici se i kishte marrë 78 mijë euro një sipërmarrësi Italian për ta ndihmuar atë për të përfituar një tender në Shqipëri.br br Burime zyrtare në policinë, thonë se ish-deputeti Ndocaj u shoqërua nga Policia e Durrësit, e cila ia kaloi çështjen asaj të Lezhës.br br Pas shoqërimit dhe dhënies së shpjegimeve, Ndocaj është liruar ndërsa procedimi ndaj tij do të vazhdojë në gjendje të lirë.br br Vetë ish-deputeti përmes një deklarate zyrtare i hedh poshtë këto akuza dhe thotë se ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë për ndonjë vepër penale nga organet e hetimit dhe organet gjyqësore të Republikës së Shqipërisë dhe se ai po udhëton drejt familjes së tij në Itali.br br Në reagimin e mbrojtësit ligjor të Ndocajt thuhet se klienti i tij i është nënshtruar një verifikimi policor sikurse mund t?i nënshtrohet çdo qytetar tjetër i lirë dhe në asnjë rast atij nuk i është hequr liria si person i ndaluar ose arrestuar.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 00:58