Korçë, rritet çmimi i ujit - News, Lajme - Vizion Plus

Korçë, rritet çmimi i ujit - News, Lajme - Vizion Plus

Rritet me 7 leke për metër kub çmimi i ujit te pijshëm për konsumatorët familjare dhe institucionet publike, ndërsa per bizneset private nuk ndryshon.br br Shtrenjtimi me 10 përqind është vendosur ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku LSI ka bashkuar votat me PS. Rritje do te kenë edhe tarifat e largimit te ujerave të përdorura me 8 leke për familjaret, institucionet publike dhe bizneset.br br br Ndryshimi do te përfshije edhe njësite administrative, ujësjellësi i te cilave menaxhohet nga shoqëria aksionare ujësjellës kanalizime Korçe.br br Propozimi për planin e ri tarifor i është bere këshillit bashkiak nga ujësjellësi, pasi ndërmarrja duhet te shlyeje kreditë e marra. Drejtoresha tregtare Elia Pendavinji, tha se kompania po përballet me vështirësi financiare.br br Ndryshimi i tarifave nuk është mirëpritur nga këshilltarët e djathte, te cilët nuk e kane votuar propozimin.br br Ndërsa kryetari i bashkisë Sotiraq Filo u shpreh se investimet ne rrjet janë votuar nga këshilli dhe se rritja e tarifave është parashikuar qe ne kohen kur u be ujësjellësi i ri i Korçës.br br br Çmimet e reja do te duhet te miratohen nga Enti Rregullator i Ujit për miratim përpara se të vihen në zbatim.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 02:22

Your Page Title