Ora News – Thaçi i kërkon Shqipërisë: Kosovarët pajisini me pasaportë shqiptare

Ora News – Thaçi i kërkon Shqipërisë: Kosovarët pajisini me pasaportë shqiptare

Subscribe në Ora News këtu br Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar homologut shqiptar Ilir Meta që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi shqiptare në mënyrë që ata të kenë mundësi të lëvizin të lirshëm në Europë.br Nga ana e tij presidenti Meta u shpreh se nuk është zgjidhje e duhur pavarësisht dëshirës së mirë ndërkohë që vuri theksin në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.br Hashim Thaçi: Kosova e ka të qartë qëllimin dhe vizionin e vet që do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE.br Por pasi që aktualisht BE ka sjellë një rrethanë të izolimit klasik të lëvizjes së lirë të njerëzve, unë e diskutova edhe me Presidentin se e vetmja shprese në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës tu jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës, veçanërisht studentëve, biznesmenëve dhe njerëzve që kanë nevoje. Kjo është një nevojë imediate që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi që të lëvizin në Europë.br Thaci: Nenshtetesia shqiptare shpresa e vetmebr Demarkacioni është kusht i domosdoshëm që të ndodhë liberalizimi i vizave, por nuk shoh perspektivë të Kuvendit. I lutem që duke respektuar me të drejtën për dy shtetësi tu lejojnë qytetarët e Kosovës të aplikojnë për nënshtetësi. Kjo është shpresa e vetme për të kryer lëvizjen lirshëm.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:35

Your Page Title