Report TV - Atentat në Lushnje, vriten me kallashnikov 2 të rinj, 2 plagosen

Report TV - Atentat në Lushnje, vriten me kallashnikov 2 të rinj, 2 plagosen

LUSHNJE - Atentat me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit të Lushnjes, pak metra larg komisariatit të policisë. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë. Viktima të këtij atentati kanë mbetur Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç. br br Burime pranë policisë bëjnë të ditur për Shqiptarja.com se i plagosur ka mbetur pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Marjus Xhepexhiu is dhe një kalimtar i rastit. Zamir Latifit i është bërë atentat edhe një vit më parë me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares. Nga ky atentat mori një plumb në këmbë Xhulio Shkurti, ndërsa i plagosur mbeti shoku tjetër i tij Sajmo Xhelili. Forca të shumta policie, përfshirë edhe RENEA-n, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij krimi. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:39

Your Page Title