Ora News – KLD, liroi mbajtësin e 5.2 ton drogë, nis verifikimi për gjyqtarin Arqile Basho

Ora News – KLD, liroi mbajtësin e 5.2 ton drogë, nis verifikimi për gjyqtarin Arqile Basho

Subscribe në Ora News këtu br Këshilli i Lartë i Drejtësisë filloi verifikimin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Vlorës, Arqile Basho, i cili ndryshoi pak ditë me parë masën e sigurisë për të pandehurin Rakip Arapaj i arrestuar për sekuestrimin e 5.2 ton drogë në Llakatund të Vlorës.br Sipas KLD-së, veprimi u ndërmor pas ankesave publike ne lidhje me këtë vendim. Arrestimi i Arapajt u bë në 14 korrik të këtij viti pas një operacioni të Policisë së Shtetit në fshatin Llakatund të Vlorës u sekuestruan gati 15 ton drogë në tre banesa.br Më 17 korrik Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë ?arrest me burg? për tetë nga 9 të arrestuarit lidhur me ngarkesën e madhe të drogës së sekuestruar. Në burg u lanë dhe kryeplaku i fshatit Balil Gjata, Myzafer Tushaj, Ervin Tushaj, Rakip Arapaj, Kudret Tushaj, Elion Tafili. Gjykata la në burg edhe inspektorin e policisë Lirim Lamaj së bashku me të vëllanë Astrit Lamaj.br Por më vonë Gjykata e Vlorës bëri rivlerësim të masës së sigurisë duke e lënë arrest shtëpie, Rakip Arapajn kundrejt garancisë prej 1 milion lekësh të reja.br Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit Rakip Arapaj lidhur me caktimin e masës së sigurimit ?arrest në burg? dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi? thuhet në njoftimin e KLD-se.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:44