Bytyçi: Politika pergjegjese per Shqiperine jashte BE-se

Bytyçi: Politika pergjegjese per Shqiperine jashte BE-se

Të hedhësh topin e fajit në portën e Bashkimit Europian kur Shqipëria e Kosova kanë bërë hapa mbrapa në rrugën e integrimit, për ekpertët e marrëdhënieve ndërkombëtare është jo vetëm e gabuar por edhe në dëm të vendit. br Enver Bytyçi, profesor i asociuar: ?Nuk mjafton që Shqipëria e Kosova të bien dakort me disa strategji gjeopolitike të europiane por duhet që shqiptarët të mos mendojnë të emigrojnë në Europë. Kjo e mban Shqipërinë pas porte?. br Bytyci analizon edhe deklarartat e Kryeministrit shqiptar, i cili është shprehur se nëse BE nuk na integron në gjirin e saj mund të përfitojnë palët e treta. br Enver Bytyçi: ?Duan të kopjojnë politikën e Beogradit . Kjo është një kartë që Serbia e luan me virtuozitet dhe me shumë sukses. Por nuk mund ta luaj asnjë autoritet shqiptar, pasi nëse Serbia ka investime ruse në Shqipëri janë investimet euro ?amerikane dhe është e pamundur, as europianët s?ta besojnë një deklarim të tillë?.br Ankorimi në brigje të tjera jashtë Bashkimit Europian vetëm e dëmton Shqipërinë . br Enver BytyçI: ?Deklarata të tilla e çojnë Shqipërinë ose shqiptarët në Ballkan në izolim, se nuk të pranon as Moska, as Ankaraja, e askush?.br Sa i takon deklaratave për një bashkim shqiptarësh në rast se mbetemi jashtë familjes europiane për Bytyçin konsiderohet thjesht një tentative e kotë për presion që i vlen më shumë këtyre zyrtarëve për rritjen e elektoratit të brendshëm.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:38