Report TV - Debatet e forta në Kuvend prej dy javësh i bllokuar

Report TV - Debatet e forta në Kuvend prej dy javësh i bllokuar

Parlamenti ka hyrë në krizë prej dy javësh, duke bërë që të mos zhvillohet rregullisht asnjë prej seancave. Shkak janë bërë debatet e forta mes maxhorancës dhe opozitës. Javën e kaluar kreu i Kuvendit përjashtoi nga punimet e seancës kryetarin e PD, Lulzim Basha, ndërsa këtë të enjte për shkelje të rregullores, Ruçi ndëshkoi edhe deputetin demokrat, Flamur Noka.br br Ky i fundit, njësoj si Lulzim Basha një javë më parë, refuzoi të dalë nga Kuvendi. Pas ndërprerjes së seancës në mesditë, Kuvendi rinisi në orën 17:00, por vetëm për pak minuta. Kjo pasi Noka nuk pranoi të lërë Kuvendin, gjë e cila detyroi Ruçin të shtyjë punimet për ditën e nesërme. Ndërkohë, për deputetin e PD do të vendosë Byroja e Hetimit, e cila pritet të mblidhet në orën 19:00.br Si nisi sherri në Kuvendbr Pas ndërprerjes së fjalës së Berishës në foltore, Noka kërkoi të reagonte për procedurë, pasi sipas tij Rama ofendoi ish-kryeministrin, por Ruçi nuk pranoi duke refuzuar që t?i japë fjalën.br br Kaq mjaftoi që situata të precipitonte në sharje dhe ofendime nga Noka, që iu drejtua Ruçit me fjalët rrugaç. Ruçi e përjashtoi nga seanca, ndërsa opozita bllokoi foltoren duke bërë që të ndërpritet seanca plenare.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 03:09

Your Page Title