Ora News – Luftë informalitetit, Tatimet thirrje qytetarëve të denoncojnë shkeljet

Ora News – Luftë informalitetit, Tatimet thirrje qytetarëve të denoncojnë shkeljet

Subscribe në Ora News këtu br Drejtoria e Tatimeve i bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e aksionit antinformalitet dhe të denoncojnë në rast të shkeljeve.br Vetëm në javët e para të tetorit janë denoncuar 50 raste të cilat kanë kaluar menjëherë në ndjekje nga strukturat e Hetimit Tatimor.br Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare Drejtoria e Tatimeve vlerëson dhe beson se, përfshirja e qytetarëve është një nga mekanizmat më të mirë, në luftën kundër informalitetit dhe evazionit.br Denoncimet mbi aktet korruptive, sjelljet jo etike të punonjësve të Administratës Tatimore, mos dhënien e kuponit,konstatimi i evazionit fiskal apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimor, vlerësohet si një mundësi për të përmirësuar punën duke i dhënë zgjidhje çdo problemi të referuar.br Për të gjitha rastet e shkeljeve drejtoria e Tatimeve ka vënë në dispozicion pa pagesë në numrin: 0800 14 14,adresën e e-mailitdenoncime@tatime.gov.al si dhe në faqen e drejtorisë së Tatimeve në Facebook.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:16

Your Page Title