Ora News – Droga në Llakatund, gjyqtari pret i qete inspektimin e KLD

Ora News – Droga në Llakatund, gjyqtari pret i qete inspektimin e KLD

Subscribe në Ora News këtu br Gjyqtari i Gjykatës së Vlorës Arqile Basho, që vendosi lirimin e një të arrestuari për 5 ton drogë, pret i qetë verifikimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë!br br Në një prononcim, jashtë kamerave për të cilin Ora News ka marrë miratimin për ta përdorur, gjyqtari thotë se ai ka folur me vendim në ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje me një  garanci pasurore prej 1 milionë lekësh për Rakip Arapaj.br br Arapaj: Jam gjyqtar dhe në respekt të profesionit shprehem vetëm nëpërmjet vendimeve të marra dhe të arsyetuara. Ky është një rast ku dokumente zyrtare të një mbledhje të zhvilluar me dyer të mbyllura janë bërë publike në mënyrë të jashtëligjshme.br br Ndërkohë në vendimin që Ora News e disponon gjyqtari argumenton se" i arrestuari ka parashtruar si shkaqe për zëvendësimin e Masës së sigurisë, "gjendjen shëndetësire të rëndë dhe faktin që në rezultatet e akt ekspertimit të realizuara nuk kanë rezultuar gjurmë të personit nën hetim, rrethana që vërtetojnë zbutjen e nevojave të sigurimit"br br Prokuroria e përfaqësuar nga prokurorja Flora Çela ka kërkuar mbajtjen e në fuqi të masës së sigurisë mbi bazën e provave të paraqitura në gjykatë, ndaj dhe ka apeluar vendimin për të arrestuarin në fjalë.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:52

Your Page Title