Ora News - Viti i parë pa Dritëro Agollin, miq e familjarë kujtojnë vargjet e tij

Ora News - Viti i parë pa Dritëro Agollin, miq e familjarë kujtojnë vargjet e tij

Subscribe në Ora News këtu br Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ndoshta nuk e dinte në atë kohë se këto vargje do të këndoheshin pikërisht kur ai të mos ishte më midis nesh.br Në 86-vjetorin e lindjes familjarë të tij, miq, shkrimtarë dhe artistë kanë zgjedhur ta kujtojnë atë duke u bërë bashkë e duke ndarë kujtime. E bija Elona ka zgjedhur të rrëfejë momentet e tij të fundit kur do të largohej nga kjo jetë.br Elona Agolli: Hyn vdekja nga dritarja e vogël dhe thotë Erdha.br Po pse erdhe kaq shpejt i them.br Shko merr dikë tjetër se ka mjaft të tjerë.br Hy më pas te dritaret e mëdha e i them përsëri, është shpejt mos hajde te mua.br Më pas hyn te ajo e vogla dhe thotë përsëri Erdha.br Po hajde të këndojmë i them, po mos harro, merr disa që dinë të mbajnë iso.br Dhe e nëmura doli për të gjetur ato që mbajnë iso, e nuk i gjeti dot. Kështu iku dhe nga ajo dritare.br Ja, kështu Lona ime, unë përlotesha ndërsa ai nisi të recitonte:br Jam i gjallë e jam në jetë, jam në dritë të vërtetë.br Ja kështu thoshte Naimi i madh, ai është dhe tani gjallë e i vërtetë, më i gjallë se të gjallët.br Në këtë ditëlindje pa shkrimtarin e madh, e bija ka zgjedhur të botojë dy libra të rinj prej dorëshkrimeve të tij. Librat e rinj të botuara në ditën e lindjes të Agollit janë: E bukura lozonjarja, tokësorja grua, e një libër me aforizma.br Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në fshatin Menkulas të Devollit në Korcë. Shkrimtari ndërroi jetë në 3 shkurtin e këtij viti nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:57

Your Page Title