Ora News – Pogradec, 15 vjeçarja shtatzënë akuzon bashkëfshatarin për përdhunim

Ora News – Pogradec, 15 vjeçarja shtatzënë akuzon bashkëfshatarin për përdhunim

Subscribe në Ora News këtu br Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një e mitur 15-vjeçar pretendon se është përdhunuar nga një 55-vjeçar dhe si pasojë ka ngelur shtatzënë. br Denoncimi u bë nga vetë e mitura, e cila akuzon 55-vjecarin se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.br Pas denoncimit Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe arrestimin e Ligor B., 55 vjeç, banues në Njësinë Administarive Velçan.br Zbardhët dëshmia e 15-vjeçares shtatzënëbr Në ambientet e policisë e mitura ka deklaruar fillimisht se nuk e dinte më kë e kishte fëmijën. Por më pas ka deklaruar se në muajin mars të këtij viti është abuzuar nga 55-vjeçari Ligor B.br Mësohet se fillimisht është dyshuar se e mitura vuante nga problemet mendore, por më pas në prani edhe të psikologes pas marrjes në pyetje ka rezultuar se ajo ishte e vetëdijshme dhe në gjendje të mirë.br E mitura dhe shtetasi që e ka përdhunuar janë banues të fshatit Velçan të Pogradecit. 55- vjeçari është babai i 4 fëmijëve dhe njihet si një person i qetë dhe jo problematike.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:26