Fier, drejtuesit e furgonave në protestë - News, Lajme - Vizion Plus

Fier, drejtuesit e furgonave në protestë - News, Lajme - Vizion Plus

Rreth 100 drejtues automjetesh, të cilët bëjnë transportin e nxënësve të shkollave jopublike në Fier, janë ngritur në një protestë, pasi nuk lejohet të kryejnë më këtë lloj shërbimi.br br br Ligji parashikon qe furgonët që kryejnë transportin e nxënësve përveç kushteve teknike dhe numrit te nxënësve, duhet të kenë edhe ngjyrë të verdhë. Për këtë arsye drejtuesit e furgonëve, sëbashku me drejtuesit e disa shkollave private kanë kërkuar një takim me prefektin dhe krerë të policisë.br br Pasi kanë dëgjuar shqetësimet e palëve, prefekti i qarkut Fier, Vasil Bregu dhe drejtori i policisë së Fierit Albert Nushi, kanë dhënë një zgjidhje provizore. Furgonët do të lëvizin me lejet që disponojnë deri në fund të këtij viti.br br Prej disa ditësh blutë e Fierit kanë ndërmarrë një aksion për bllokimin e furgonëve, të cilët kryejnë veç transportit të nxënësve edhe lëvizjen e udhëtarëve apo punëtorëve të ndërmarrjeve të ndryshme.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 02:20

Your Page Title