Tregtonin kokainë e hashash - Pranga shpërndarësve të drogës në Shkodër e Dibër

Tregtonin kokainë e hashash - Pranga shpërndarësve të drogës në Shkodër e Dibër

Subscribe në Ora News këtu br Policia e Shkodrës sekuestroi kokainë, armë zjarri e municione gjatë operacionit të koduar ?Doses?.br Në pranga përfundoi 35-vjeçari Anton Shpatina, ndërsa një 25-vjeçar po procedohet penalisht në gjendje të lirë.br Policia në një njoftim zyrtar thotë se ka rënë në gjurmët e tregtarit 35-vjeçar të drogës përmes një blerësi, i cili kishte shkuar në banesën e tij për të marrë lëndë narkotike.br Gjatë kontrollit në banesën e Anton Shpatinës, policia gjeti dhe sekuestroi 11 doza kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.br Ndërkohë policia e Dibrës arrestoi një 22-vjeçar në kërkim që kultivonte dhe shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave dhe lokaleve.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 01:08