Ora News - Lezhë, hapet qendra e parë komunitare për fëmijët në nevojë

Ora News - Lezhë, hapet qendra e parë komunitare për fëmijët në nevojë

Subscribe në Ora News këtu br Në qytetin e Lezhës është hapur qendra e parë komunitare për fëmijët në nevojë. Nënkryetarja e Bashkisë, Alfrida Marku thotë se ngritja e kësaj qendre komunitare përbën një risi, ndërsa u zotua se ajo nuk do të jetë e vetmja.br Alfrida Marku: ?Do të ofrohen shërbime që kanë në fokus mbrojtjen e fëmijëve dhe edukimin e tyre, si edhe edukimin familjar. Unë besoj dhe shumë shpejt kjo qendër komunitare nuk do të jetë e vetmja pasi shumë shpejt do të vihet në funksion qendra komunitare multifunksionale në lagjen ?Skënderbeg? e cila ka në fokus problematikat e shumta sociale që ka komuniteti rom dhe egjiptian.? br Qendra komunitare në Lezhë do të qëndrojë e hapur çdo ditë dhe në shërbim të fëmijëve do të jenë 5 punonjës sociale. Në fokus të veprimtarisë do të jetë mbrojtja dhe edukimi i fëmijëve për qenë të barabarte në shoqëri.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-03

Duration: 00:57

Your Page Title