Kapen dy ton drogë në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

Kapen dy ton drogë në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 2 tonë marijuane, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Gjatë operacionit në pranga ka rënë edhe një 19 vjeçar shqiptar nga Vlora, me iniciale R.R, ndërsa policia është në kërkim të 3 personave të tjerë, të cilët nuk iu bindën urdhrit për te ndalur dhe munden të arratiseshin në errësirë.br br br 19-vjeçari ishte pa leje qëndrimi në vendin fqinj. Identiteti i tij u zbulua, pasi karta e identitetit iu gjet në një nga furgonet me të cilët transportohej droga.br br Sipas mediave ne vendin fqinj, policia ka ndaluar 2 furgone ku u gjet e paketuar droga e ndare në 90 thasë, vlera e së cilës i kalon 20 milionë euro. Mjetet rezultojnë se janë marrë me qira.br br Sipas hetuesve, ngarkesa e sekuestruar ka mbërritur në brigjet Ravenës nga Shqipëria. Mendohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte Bolonja dhe Veneto, pasi në çdo thes droge janë gjetur gërma që korrespondojnë me destinacionin final.br br Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e 3 trafikantëve të tjerë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-05-04

Duration: 01:09