Ora News – Sekuestrohet drogë në thellësinë e një tuneli, 7 persona të arrestuar

Ora News – Sekuestrohet drogë në thellësinë e një tuneli, 7 persona të arrestuar

Subscribe në Ora News këtu br Policia e Tiranës ka goditur një grup që merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.br Drejtori i Drejtorise Vendore te Policise Tirane Ardi Veliu tha se Operacioni i koduar ?Muzgu? është zhvilluar në Pyllin e Zenelajve ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, duke sekuestruar 220 bimë kanabis dhe 146 kg lëndë narkotike kanabis të fshehur në thellësinë e një tuneli. Blutë e Tiranës arrestuan 7 persona, ndërsa 10 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.br Mes të arrestuarve, 3 prej tyre janë organizatorë, ndërsa 4 janë ndihmës. br Të arrestuarit janë:br 1- Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatoritbr 2- Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatoritbr 3- Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatoritbr 4- Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmësbr 5- Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmësbr 6- Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmësbr 7-Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmësbr Personat që janë proceduar janë të punësuar nga shtetasit e ndaluar nga Shërbimet e Policisë, me qëllimin e punimit të parcelës dhe përpunimit të bimës së dyshuar narkotike dhe përgatitjes për tregtim përkundrejt përfitimit të shumave monetare.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2018-05-04

Duration: 00:59