Ora News – Zjarret zhveshën kurorën e Lacit, kërkohet pyllëzimi i zonës

Ora News – Zjarret zhveshën kurorën e Lacit, kërkohet pyllëzimi i zonës

Subscribe në Ora News këtu br Banorët e Laçit por dhe pelegrinë të shumtë që vizitojnë çdo ditë Kishën e famshme në Shna Ndout kërkojnë ndërhyrje për të ripyllëzuar kurorën e gjelbër të qytetit që u dëmtua rëndë nga zjarret e verës! Ata kërkojnë që institucionet lokale e qëndrore të bëjnë detyrën e tyre, ndërsa shprehen të gatshëm të kontribuojnë vullnetarisht.br Vatrat e zjarreve gjatë muajve të verës kanë lënë pasoja të rënda në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit pranë kishës së Shna Ndout.br Një pjesë e konsiderueshme e malit u shpyllëzua, ndërsa autoritetet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për zëvendësimin e pishave të djegura.br Situata ka ngjallur reagimin e banorëve të zonës dhe pelegrinëve të shumtë që i drejtohen kishës së njohur.br Qytetarë: ?Më gjynah se është, shumë keq.?br ?I kanë bërë kriminelat këto punë afër kishës, dhe shteti duhet të veprojë jo të rrijë në gjumë.?br Ata kërkojnë ndërhyrje për mbjelljen e pemëve të reja për të cilën janë të gatshëm edhe të kontribuojnë vetë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-04

Duration: 01:23