Ora News – Shtohen punonjës tek Ministria e Drejtësisë, shkurtohen në arsim

Ora News – Shtohen punonjës tek Ministria e Drejtësisë, shkurtohen në arsim

Subscribe në Ora News këtu br Në buxhetin e vitit 2018 parashikohet lëvizje e punonjësve të administratës nga njëra Ministri në tjetrën kjo dhe për shkak të shkrirjes së disa institucioneve. Në draftin e paraqitur në Kuvend parashikohet më shumë punonjës në sistemin e drejtësisë dhe shkurtime në arsim.br Në buxhetin e vitit 2018 qeveria ka një numër thuajse të njëjtë punonjësish të administratës. Në draftin e paraqitur në Kuvend Presidenca shqiptare do të ketë dhjetë punonjës më shumë nga 76 që ka aktualisht, ndërsa për Kuvendin nuk parashikohet ndryshim i strukturës.br Ajo që vihet re është shkurtimi i stafit të Kryeministrisë, i cili nga 646 do të ketë 606 punonjës, kjo duke përfshirë dhe institucionet e varësisë.br Megjithatë në zërin e Kryeministrisë parashikohen vetëm 150 punonjës, teksa është shkrirë termi aparati i Kryeministrisë.br Nga Ministritë, ajo e Arsimit do të ketë 40 punonjës me pakbr ndërsa Drejtësia do të ketë 300 punonjës më shumë, ashtu si edhe Mbrojtja me 100 punonjës shtesë.br Ndryshime dhe në ATSH me 10 punonjës më shumë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:30

Your Page Title