Ora News – Të bësh biznes, BB: Shqipëria humb 7 vende për vitin 2018

Ora News – Të bësh biznes, BB: Shqipëria humb 7 vende për vitin 2018

Subscribe në Ora News këtu br Shqipëria ka humbur 7 vende në raportin e ?Të bërit Biznes? për vitin 2018 duke zbritur në vendin e 65 nga vendi i 58 që ishte një vit më parë. Kjo tregon se në vendin tonë ka pasur një përkeqësim të klimës së të bërit biznes.Problem mbeten sigurimi i energjisë për bizneset, niveli i taksave dhe lejet e ndërtimit.br Klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar gjatë 2018. Raporti ?Të bësh biznes? e ka renditur Shqipërinë në vendin e 65, duke u ulur me 7 vende në krahasim me një vit më parë.br Banka Botërore argumenton se arsyet kryesore për këtë ndryshim në renditje janë rezultat i disa përmirësimeve të metodologjisë dhe rishikimeve të të dhënave si dhe përmirësimet e bëra në mjedisin rregullator të biznesit të ekonomive të tjera në krahasim me ato të Shqipërisë.br Por duke vlerësuar disa nga sektorët në Shqipëri, bizneset ankohen për vështirësi në sigurimin e energjisë elektrike për sipërmarrjet e tyre.br Gjithashtu si problem konstatohet edhe pagesa e taksave ku Shqipëria është përkeqësuar me 0.54 në krahasim me një vit më parë.br Lejet e ndërtimit edhe pse kanë pësuar një rritje të ndjeshme kohët e fundit në raportin Doing Bussines, Shqipëria nuk ka bërë progres të ndjeshëm.br Një tjetër element që ka ndikuar në këtë renditje mbetet edhe regjistri i pronave.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:35

Your Page Title