Ora News - Rikonstruktohen rrugët në Divjakë

Ora News - Rikonstruktohen rrugët në Divjakë

Subscribe në Ora News këtu br Rruga që lidh Divjakën me qytetin e Lushnjes, por edhe fshatrat përreth është drejt përfundimit. Segmenti rrugor pritet që të shkurtojë distancën mes dy qyteteve me të paktën 15 km.br Kryetari i bashkisë Divjakë Fredi Kokonesghi thotë se përpos trotuareve, sistemimit të rrjetit të kanalizimeve dhe ndriçimit, parashikohet edhe një korsi e dedikuar për biçikleta.br Fredi Kokoneshi: ?Kemi mbaruar segmentin e parë, i cili ka ardhur deri në një fshat këtu pranë dhe segmentin tjetër të unazës bujqësore, të cilin ne e kemi përfunduar që lidh njësinë administrative Grabjan dhe Gradisht. Tani jemi ne fazën përfundimtare për t?a lidhur rrugën me qendrën e qytetit.?br Por bashkia Divjakë është në përfundim edhe të disa projekteve me rëndësi për fermerët dhe banorët e zonës.br Fredi Kokoneshi: ?Do të kemi një kolektor me tuba çeliku, ku do të bëjmë furnizimin e rezervuarit dhe pastaj do të bëjmë përcjelljen e këtyre kolektorëve përgjatë tokave. Pra në vitin që vjen, Divjaka do të ketë ujë për vaditjen e tokave në të gjithë territorin e saj. Jemi në përfundim të një nga shkollave më të mëdha në qytetin e Divjakës, shkollën 9-vjeçare ?Koli Sako?.?br Divjaka është kthyer në një destinacion turistik jo vetëm për shtetasit shqiptarë, por edhe ata të huaj.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:26