Raporti UNICEF: Edhe femijët 1 vjeç po dhunohen

Raporti UNICEF: Edhe femijët 1 vjeç po dhunohen

Fëmijët përjetojnë dhunë në të gjitha fazat e rritjes dhe në të gjitha ambientet. Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë ekspertet e UNICEF, në përfundim të raportit global rreth dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve.br br Të përjashtuar nga ky fenomen nuk janë as foshnjet deri në 1 vjeç.br br Të dhënat e raportit flasin per 6 në 10 fëmijë të kësaj moshe i nënshtrohen disiplinimit të dhunshëm.br br 1\4 e tyre shkunden fizikisht në formë ndëshkimi dhe 1 në 10 qëllohen me shuplakë në fytyrë, në kokë, ose iu tërhiqet veshi.br br Dhunuesit kryesisht jane kujdestarët e tyre. Rreth 300 milionë fëmijë nga 2 deri në 4 vjeç përjetojnë agresivitet psikologjik dhe ndëshkim fizik brenda mureve të shtëpisë.br br Në mbarë botën, 1 në 4 fëmijë nën moshën 5-vjeçare, jetojnë me nënën që është viktimë e dhunës në familje.br br Edhe me alarmant bëhet raporti, kur flet për dhunën seksuale ndaj vajzave dhe djemve.br br Rreth 15 milionë vajza adoleshente të grupmoshës 15-19 vjeç kanë përjetuar marrëdhënie seksuale të detyruar dhe vetem 1 e tyre kanë kërkuar ndihmë nga profesionistë.br br Sipas të dhënave nga 28 shtete, 90 e vajzave te dhunuara kanë pohuar se nuk e njihnin dhunuesin.br br Dhuna e ushtruar ndaj adoleshentëve ndonjëherë rezulton të jetë fatale. UNICEF raporton se çdo 7 minuta në botë vdes 1 adoleshent, si pasojë e akteve të dhunshme.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:06