Ora News – Njihuni me strukturën e re të luftës ndaj krimit

Ora News – Njihuni me strukturën e re të luftës ndaj krimit

Subscribe në Ora News këtu br Në skemën e paraqitur për funksionimin strukturës së re të luftës ndaj krimit, drejtimi politik do të kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe me angazhimin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Ministrinë e Drejtësisë, SHISH, shërbimin e çështjeve të Brendshme dhe Ministrinë e Financave. br br Në nivelin teknik do të ketë po ashtu dy struktura, Task Forca qendrore e kryesuar nga drejtori i Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Task Forca rajonale. Task Forca ndahet në katër nivele.br br Në shkallën më të lartë do të jenë drejtuesi dhe paralel me të qëndron zyra e asistencës ndërkombëtare dhe prokuroria e krimeve të rënda. Në nivelin e dytë qëndron zëvendës drejtuesi i Task Forcës.br br Idajet Feskaj, drejtor kundër krimit, Policia e Shtetit: Njësia për hetim e narkotikëve dhe trafiqeve, njësi për hetimin e krimeve të rënda, njësia për hetimin e krimit financiar. br br Një rol të rëndësishëm ka njësia e analizës financiare.br br Feskaj: Do të merret me identifikimin e aseteve të ardhura nga veprimtaria kriminale e grupeve me rrezikshmëri të lartë. Inicimin e hetimeve të lidhura me të ardhura financiare të siguruara në mënyrë të paligjshme. Dhe identifikimin veprimtarisë ekonomike, doganore, etj. br br ndërkohë që njësia e mbledhjes së informacionit dhe ajo e marrëdhënieve me bashkëpunëtorët, do të kenë rol kycc pasi siç thuhet në dokument 40 për qind e aktivitetit të grupeve kriminale kryhet jashtë venditbr br Feskaj: Do të bëjë analizën e grupeve të rrjeteve kriminale dhe rrjeteve kriminaleve. Profilet e subjekteve. Kjo njësi do të mbledhë të gjitha informacionet nga bashkëpunëtorët, nga mediat, rrjetet sociale.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 02:19

Your Page Title