Ora News – Njihuni me strukturën e re të luftës ndaj krimit

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-08

0 Views

02:19

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në skemën e paraqitur për funksionimin strukturës së re të luftës ndaj krimit, drejtimi politik do të kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe me angazhimin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Ministrinë e Drejtësisë, SHISH, shërbimin e çështjeve të Brendshme dhe Ministrinë e Financave.

Në nivelin teknik do të ketë po ashtu dy struktura, Task Forca qendrore e kryesuar nga drejtori i Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Task Forca rajonale. Task Forca ndahet në katër nivele.

Në shkallën më të lartë do të jenë drejtuesi dhe paralel me të qëndron zyra e asistencës ndërkombëtare dhe prokuroria e krimeve të rënda. Në nivelin e dytë qëndron zëvendës drejtuesi i Task Forcës.

Idajet Feskaj, drejtor kundër krimit, Policia e Shtetit: Njësia për hetim e narkotikëve dhe trafiqeve, njësi për hetimin e krimeve të rënda, njësia për hetimin e krimit financiar.

Një rol të rëndësishëm ka njësia e analizës financiare.

Feskaj: Do të merret me identifikimin e aseteve të ardhura nga veprimtaria kriminale e grupeve me rrezikshmëri të lartë. Inicimin e hetimeve të lidhura me të ardhura financiare të siguruara në mënyrë të paligjshme. Dhe identifikimin veprimtarisë ekonomike, doganore, etj.

ndërkohë që njësia e mbledhjes së informacionit dhe ajo e marrëdhënieve me bashkëpunëtorët, do të kenë rol kycc pasi siç thuhet në dokument 40 për qind e aktivitetit të grupeve kriminale kryhet jashtë vendit

Feskaj: Do të bëjë analizën e grupeve të rrjeteve kriminale dhe rrjeteve kriminaleve. Profilet e subjekteve. Kjo njësi do të mbledhë të gjitha informacionet nga bashkëpunëtorët, nga mediat, rrjetet sociale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/njihuni-me-strukturen-e-re-te-luftes-ndaj-krimit

Trending Videos - 21 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 21, 2024