Ora News – Bujqit nuk paguajnë, ndryshon skema e pagesës së kontributeve shoqërore

Ora News – Bujqit nuk paguajnë, ndryshon skema e pagesës së kontributeve shoqërore

Subscribe në Ora News këtu br Skema e pagesës së kontributeve shoqërore për fermerët do të ndryshojë brenda dy muajve. Ky afat është deklaruar në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku u diskutua buxheti i vitit 2018. br br Skema për pagesën e kontributeve shoqërore të fermerëve po shkon drejt dështimit.br br Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë gjatë diskutimit të projektbuxhetit ka kërkuar rishikimin e të gjithë skemës.br br Madje në diskutime është nënvizuar se po vihet re një ulje e ndjeshme e pagesave. br br Braçe: Në fshat ka një rënie dhe një defiçit dramatik që do të thotë se pjesa e reformës së pensioneve që i adresohet fshatit nuk po funksionon. Nuk binden bujqit që të paguajnë atë normë sigurimesh që është vendosur me reformën e re të pensioneve dhe natyrisht kjo akumulon defiçit nga njëri vit në vitin tjetër. Keni ndërmend ta rishikoni këtë pjesë apo jo?br br Shqetësimit të ngritur, ministri Ahmetaj i është përgjigjur me premtimin se brenda dy muajsh do të rishikohet e gjithë formula.br br Koncesionet e tipit Partneritet Privat Publik për vitin e ardhshëm të cilat kapin një shifër prej 78 milionë dollarësh kanë shkaktuar diskutime në Komisionin e Ekonomisë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 02:07

Your Page Title